Rama diskuton me Ahmetin për zhvillimet e fundit në kosovë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.
Rama dhe Ahmeti në këtë takim thanë se kanë diskutuar për të gjitha çështjet politike në Kosovë, incidentet e fundit, dhe çështje tjera.
Sipas Ahmetit bashkë me kryeministrin Rama kanë shkëmbyer mendime dhe qëndrimet e tyre për këtë gjendje.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka interes të dëgjoj nga kryetari i Prishtinës për pikëpamjet e tij politike dhe bashkëpunimi mes komunës së Prishtinës dhe bashkisë së Tiranës./KP