Rama i drejtohet sërish Muratit: Zhblloko 35 milionë euro

79

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka votuar bartjen e mjeteve buxhetore në vlerë 28 milionë eurosh nga viti 2024 në 2025.

38 votuan pro, derisa një anëtar i Kuvendit Komunal abstenoi.

Kryetari Përparim Rama, tha se vazhdon vazhdon kërkesa ndaj Hekuran Muratit për alokimin e mjeteve vetanake të vitit 2025 në vlerë prej 35 milionë euro.

“Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot, si dhe për 25m të hyra vetanake dhe 10m grant qeveritar që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!”, shkroi Rama në Facebook pas seancës së Kuvendit.

Derisa votimi i buxhetit të Komunës për vitin 2026-të u shty për seancën tjetër.

Comments