Rama, mesazh nderimi dhe ngushëllimi për efektivin e vrarë Ardian Kodra 

261
fresco

midle

Kryeministri Edi Rama ka shkruar këtë mesazh nderimi dhe ngushëllimi sot për efektivin e vrarë në krye të detyrës, Ardian Kodrën, gjatë një operacioni:

“Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! – shkruan Rama. – Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.

Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror.”

Comments