Rama nderon Fatos Nanon: Lamtumirë kryetar

91
fresco

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

“Lamtumirë kryetar”, shkruan Rama, krahas fotos së liderit historik të PS-së, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Fatos Nano ka shërbyer pesë herë si kryeministër dhe për mbi 14 vjet si kryetar i Partisë Socialiste.

Në vitin 2023, Kryeministri Edi Rama i akordoi Fatos Nanos “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik, si dhe për reformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste, transmeton ATSH.

Nano njihet si themeluesi i së majtës moderne në Shqipëri, i cili nuk fshehu të kaluarën e partisë, por e menaxhoi dhe transformoi atë drejt vlerave europiane dhe standardeve demokratike.

Comments