Rama: Ndërtimi i linjës ajrore shqiptare drejt konkretizimit

175

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimi i linjës ajrore shqiptare është duke u konkretizuar.

Gjatë vizitës së tojë në Stamboll, Kryeministri u ndal edhe në selinë qendrore te Turkish Airlines, ku, sipas Ramës, u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të linjës ajrore shqiptare.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ai shkruan:

“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan”

Comments