Rama në krah të veteranëve – siguron transportin për protestën në Tiranë

67
fresco

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e UÇK-së që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë, raporton GazetaBlic.Ai tha se veteranët janë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe se Prishtina do të vazhdojë të jetë shembull i respektit institucional dhe mirënjohjes publike për ta.
Postimi i plotë:Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë 🇦🇱

Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike.Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë.

Ju takon respekti i një kombi të tërë. 🇦🇱

Comments