Rama në Vjenë, merr pjesë në Samitin e Migrimit, e pranishme edhe Merkel
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku po merr pjesë në Samitin e Migrimit, në të cilin është pranishme edhe Angela Merkel.
Rama merr pjesë në këtë samit me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern, ndërsa pjesëmarrës janë edhe një sërë krerësh qeverish.
Vlen për t’u theksuar se në këtë samit merr pjesë dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç si dhe pesë kryeministra të tjerë nga rajoni.
Nga Bashkimi Evropian, merr pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.