Rama nga Gjirokastra: Ka ardhur koha që PD të tretet rrugëve

306

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Gjirokastër. Kreu i qeverisë, e nisi fjalën e tij duke ironizuar grumbullimin e PD që drejtohej nga Dasho Aliko i Lazaratit.

Kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që PD të tretet rrugëve, duke paralajmëruar se këtë radhe se “PS nuk do ti hapë rruga budallait”.

“PD nuk ka as program dhe as ide. Nuk ka se çfarë të ofrojë përveç Dashos së Lazaratit, Tritan Shehut dhe nja 20 vetave. PD është bërë si ata enveristët e 1990. Disa persona dilnin në rrugë për të penguar ndryshimin. Edhe për këta të PD njësoj do të jetë fundi. E kanë lënë PD rrugëve. Ikën nga zgjedhjet dhe u përpjekën për t’I marrë pang. Janë kthyer në organizatë të dhunshme që kërcënojnë popullin. PD është mbytur në filxhanin e fallxhores. Ka ardhur koha që ata të treten rrugëve. Ka ardhur koha që të mos u jepet asnjë mundësi e vetmë, pasi i janë future një rruge të tillë.Në të shkuarën thonin hajde se PS hap rrugë dhe në fakt PS e hapte rrugën. Ka mbaruar koha kur PS i hapte rrugë budallait”

Kreu I qeverisë kujtoi edhe vendimin për reformën në drejtësi, duke thëne se PD-LSI votuan pas dajakut të SHBA-BE.

“Më 30 qershor do ju japin një përgjigje të fortë. E mbani mend kur u betuan se nuk do të votonin reformën në drejtësi. Me dajak amerikan dhe europian erdhen dhe votuan në parlament”, tha Rama.

Comments