Rama nga Londra: Shqipëria u refuzua tri herë nga BE, por shpresa mbetet

76
fresco

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Londër, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe rrugëtimin që vendi ka ndjekur ndër vite.

“Evropa u zgjua me zhurmë dhe, jo vetëm që po thotë se sa e rëndësishme është ta përfshijë Ballkanin Perëndimor gjeopolitikisht, por po bën më shumë për ta përshpejtuar këtë proces. Ne ishim aty edhe më parë. Punonim fort edhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave, të cilat u konfirmuan tri herë me radhë, por sërish u refuzuam.

Pikërisht sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra-tjetrës. Tashmë Evropa është e tëra në lëvizje për të arritur objektivin për të realizuar një ëndërr, me sfida të reja”, u shpreh Rama.

Comments