Rama paralajmëron “stuhi”: Në skaner të gjitha makinat luksoze

254

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Task Forcës anti kanabis ku gjatë fjalës së ti, ai deklaroi se duhet të kalojnë në skaner të gjitha makinat luksoze, pronat e palujtshme, llogaritë bankare dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë burimin e krijimit.

“Makinat luksoze që sfidojnë ligjin, sigurinë publike, pasuritë e paluajtshme që zotërojnë ata, llogari bankare të pajustifikuara, biznese pa rritje financiare, duket ti nënshtrohen një procesi rigoroz verifikimi ligjor.

Çdo gjë duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese.

Nëse nuk jusitifikojnë burimin e krijimit, të gjitha duhet të sekuestrohen dhe zotëruesit e tyre duhet të dalin para ligjit.

Nuk eshte askush me i forte se Policia e Shtetit. Forca me e madhe vjen vetem nga tradhetia brenda Policise se Shtetit.

Te fortet e kane forcen ne komisariat. Nuk e kane forcen ne ndonje fuqi te paperballueshme. Force e kane te Komisariati i Policise. Ata dihet se kush jane dhe mbi te gjitha nuk jane as te fshehur”-tha Rama. /albeu.com;/

Comments