Rama për PriFest: Nuk është vetëm festival, një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit

179
fresco

Prishtina International Film Festival ka nisur mbrëmjen e djeshme (e martë) me edicionin e 17-të.

Edhe këtë vit do të ketë filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, duke krijuar ura kulturore përmes artit dhe kinemasë.

Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai solli edhe disa momente të veçanta nga nata e parë, ku shfaqej përkrah themeluesit të këtij festivali, regjisorit Fatos Berisha.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

“Mbrëmë, PriFest – Prishtina International Film Festival hapi zyrtarisht edicionin e radhës.

Ky festival tashmë ka tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje filmike, ai është një takim kulturor, artistik e shoqëror, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë.

PriFest nuk është vetëm festival, por një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern.

Faleminderit, Fatos. Faleminderit edhe ekipit që po e shndërron Kryeqytetin në një skenë botërore të artit.

Suksese”. 

Comments