Rama për protestën: Ultimatumet janë gjuhë e politikës, jo e studentëve

250

Kryeministri Rama e ka konsideruar dialogun me studentet të domosdoshëm.

Gjatë një komunikimi live ne facebook duke iu përgjigjur pyetjeve online të studenteve, kreu i qeverisë tha se i njeh shqetësimet e të rinjve dhe nuk po kërkon negociata me ta, por dialog në të mirë të zgjidhjes se problematikav.

Rama shton se ai dhe qeveria qe drejton nuk kanë konflikt me studentet,por se nga ana tjeter nuk ka dëgjuar protestues që nuk kërkon të flasë dhe të dialogojë.

“Unë besoj fort se dialogu është i nevojshëm. Jam I angazhuar me mish dhe shpirt për bashkëqeverisje, por ultimatumët janë gjuhë e politikes dhe jo e studenteve. Jam I gatshëm që të dëgjoj këdo që dëshiron të dëgjohet. Sot që flasim unë nuk kam një listë zyrtare kërkesash nga studentesh përvec atyre që janë shpërndarë në rrjetet sociale. Refuzimi ndaj cdo dialogu më ngjan më shumë me cadrën e opozitës e cila dihet sesi përfundon. Dialogu është një moment komunikimi mes palëve, jo një akt I një martese me zor. Qellimet e perbashketa arrihen me dialog, ama nuk mund te behet keshtu, cdo dite e nga nje kerkese. Nese nuk doni dialog, mund te qendroni atje pa ju ngacmuar askush.”

Comments