Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Shkodër duke publikuar edhe shifra. Në një postim në Tëitter Rama thotë se sot Policia e Shtetit foli me vepra, ndërsa me llafet e atyre që ikën nga kuvendit nuk ia vlen të merresh duke e akuzuar opozitën se bën politikë me krimin.
“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.
http://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/09/Rama-tw.png