Rama pritet në Berlin nga Olaf Scholzi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi po zhvillohet në zyrën e kancelarit Scholz në Berlin të Gjermanisë.
Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar se në këtë takim pritet të caktohet data e takimeve për Procesin e Berlinit.
“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.
Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës.