Rama shpreh ngushëllime për kryebashkiakun e ndjerë të Kolonjës

180

 

Malo-2

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe qytetarëve për vdekjen e kryebashkiakut të Kolonjës.

“Arben Malo, një mik i mirë dhe pjesëtar i respektuar i familjes sonë të madhe politike, kryebashkiak i Bashkisë së re të Kolonjës propozuar nga LSI, u nda papritur nga jeta. Me respekt për punën e tij të mirë në drejtimin e bashkisë dhe me dhembshuri për humbjen e tij, ngushëllime familjarëve, miqve, qytetarëve të Kolonjës”, shkruan Rama.

46 vjeçari Arben Malo vdiq në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës pasi mësoi goditje në zemër.

Comments