Rama: Shqipëria do të çelë negociatat me BE-në, opozita po na turpëron

133

rama 1Në komunikim e kësaj jave në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur për rekomandimin pozitiv që Shqipëria mori për hapjen e negociatave. Ai theksoi se tre vjet më parë, vendit iu refuzua ky status, pasi ishim një shtet i pareformuar dhe me imazh të keq.

Sipas tij, PD gënjeu dhe sajoi, pasi nuk donte që të hapeshin negociata për vendin tonë. Më tej ai pohoi se Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave.

I vetmi kusht është zbatimi i ligjit të Vettingut. S’do as mend as premisë, që ky kusht është kushti  ynë në rrugën europiane, të cilin e kanë zgjedhur vetë shqiptarët 26 vjet më parë. Do t’i bëjmë një për një reformat e integrimit, jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë, shqiptarëve të gjeneratës tjetër.

Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë. S’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për Vettingun, pa asnjë diskutim.

Por s’ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq”, tha Rama.

13 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments