Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ky shtet ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda një periudhe prej 12 muajsh, duke e cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane.
Rama e ka përshkruar këtë arritje si një hap historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Postimi:
SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE🇦🇱🫶🇪🇺
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🦅
Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027🦅
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
me një ekonomi që po rritet;
me pensionet që po rriten;
me pagën minimale që po rritet;
me pagat e tjera që po rriten;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit🦅
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT

