Rama: Shqipëria, në faqen e parë të dy gazetave më të mëdha të Gjermanisë

316

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë është pasqyruar nga mediet e huaja. Kryeministri Rama ka postuar dy ballinat e dy gazetave më të mëdha në Gjermani dhe shprehet krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Moebel THEMA

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht. Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, shkruan Kryeministri në Facebook.

Samiti i Tiranës mes liderëve të Unionit dhe të rajonit të Ballkanit u konkretizua me përfitime konkrete për Ballkanin Perëndimor.

Comments