Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se shqiptarët e kanë fituar luftën dhe Serbia e ka humbur atë.

Ai në Zona e Debatit në Klan Kosova në ballafaqim me analistët, ka theksuar se Kosova është sot shtet. “Serbia ka humbur dhe është e detyruar të bashkëjetojë me këtë fakt monumental të paimagjinueshëm për ta deri dje dhe sot të papranueshëm, por të pashmangshëm që e ka në kufi”, ka pohuar Rama. “Aty ku kishte zonën që mendonte se jetonin ca skllevër të vet, tani është një shtet”, ka theksuar ai.