Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Katar. Ai është pritur në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Në postimin, ku ka ndarë dhe pamje nga pritja, kreu i qeverisë shprehet se në takim kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë.
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, thuhet në postimin e Ramës.

