Kryeministri Edi Rama është takuar me zv/presidentin amerikan, Mike Pence, gjatë mbledhjes së organizuar në Podgoricë me liderët e Ballkanit në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut.
Mike Pence ndodhet prej dy ditësh në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit, në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tema e këtij samiti ka qenë siguria në rajon.