Rama u çon mesazh me pushkë armiqve të gjuhës shqipe në Maqedoni? (FOTO)

237
fresco

Në ditën kur disa persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar foton me pushkë në dorë. Në fotografi Rama  dhe një ushtarë shihen pranë monumentit të shkronjave të shqipes.

Fotoja ka simbolikën e vet, në kohën kur shqiptarët në Maqedoni po kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës së tyre amtare.

Rama mban në dorë një pushkë të vjetër, ndërsa prapa tij shihen germat ABC. Rama e ka quajtur foto të ditës, duke dhënë mesazh për ditën e mësuesit 7 marsin.

Por çfarë mesazhi po jep Rama me këtë fotografi, ku në dorë mban armë?

Kujtojmë se Rama është kritikuar herën e fundit se po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë. Ndërsa Rama përmes një statusi në Facebook kishte thënë se pa shqiptarët nuk ka paqe në Ballkan.

Comments