Rama uron Donald Trump për fitoren

126

Moebel THEMA

RAMA

Edhe Kryeministri Edi Rama i ka komentuar zgjedhjet presidenciale të Amerikës ku fitues u shpall republikani Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se Hillary Clinton nuk i’a arriti të bëhet presidentja e parë e SHBA-ve, e teksa e uroi Trump për fitoren e tij, Rama theksoi se marrëdhënia strategjike e Shqipërisë me SHBA-në do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta mes dy vendeve.

“Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërise, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historine e Shteteve të Bashkuara.

Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijoje të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat te çmuar të popullit e të qeverisë amerikane,

Comments