Ramadani: Në Bojanë me unitet dhe drejtim të qartë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, vazhdoi takimet me qytetarët, këtë herë në Bojanë, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga përkrahësit e shumtë.
Në takim morën pjesë edhe personalitete të larta të partisë dhe përfaqësues të zonës, ndër ta: Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd; Deputeti i zonës, Blerim Bexheti; Kandidati për kryetar të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami; Komandant – mësuesi, Rafiz Haliti; Kryetari aktual i komunës dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Iljas Veseli; Kandidatja për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi.
Në fjalën e tij, Ramadani theksoi se rruga politike e AKI-së dhe e tij personalisht është ndërtuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm, përmirësimin e arsimit dhe jetës sociale, si dhe mbi ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe bashkimin e qytetarëve në një vizion të përbashkët për të ardhmen e Sarajit.
“Bashkë do ta ndërtojmë Sarajin që e duam; me dinjitet, zhvillim dhe vizion për të ardhmen,” – u shpreh Ramadani, duke falënderuar Bojanën për mikpritjen, dashurinë dhe besimin e treguar.