Ramsey zgjedh një numër të veçantë në fanellën e Juventusit

388

Mesfushori nga Uellsi është larguar nga Arsenal, për t’iu bashkuar Juventusit si lojtar i lirë.

Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit nga 1 korriku,  ndërsa dyqani online i Juventusit ka nxjerrë në shitje fanellën e tij me numrin 8.

Ky numër është mbajtur nga Claudio Marchisio, i cili është larguar nga Juventus verën e kaluar.

Në të kaluarën këtë fanellë e kanë veshur edhe Marco Tardelli dhe Antonio Conte.

Comments