Ramush Haradinaj konfirmon për Klan Kosovën shkarkimet pas operacionit ndaj shtetasve turq (VIDEO)

514

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova për vendimet e kabinetit qeverisës të cilat janë marr në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme.

Ai ka konfirmuar për Klan Kosova se nesër do të ekzekutojë shkarkime në kabinetin e tij qeveritar pas operacionit të sotëm ku u deportuan me urgjencë gjashtë shtetas turq nga Kosova.

Gazetarja e Klan Kosovës, Artiana Matosha ka ndjekur vazhdimisht atë se çka ndodhur gjatë momenteve dhe kur po zhvillohej mbledhja ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur duke thënë se nesër priten shkarkime.

Klan Kosova mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit i AKI-së, Driton Gashi.

Comments