Ranç i stilit amerikan dhe zvicerian për herë të parë në Maqedoni

95

Moebel THEMA

Nga Sadik EMROJA
Mërgimtarët të cilët janë me punë në shtete të ndryshme të Europës por edhe me gjërë viteve të fundit kanë filluar që përvojën e tyre të bizneseve të ndryshme ta jetësojnë edhe në vendlindet e tyre. I tillë është rasti edhe me bashkëatdhetarin Enver Alimi, nga fshati Greshnicë, komuna e Kërçovës i cili ndërtoi rançin e parë modern në Maqedoni, sipas sshembullit të rançeve amerikane dhe të Europës Perendimore, gjegjësisht si rançet e shtetit helvetik, Zvicrës.

Enver Alimi mbi 35 vjet punon dhe vepron jashtë dhe siç shprehet ai “ishte një dëshirë e kahmotshme që gjithmonë ka qëndruar në mëndjen time që të ndërtoj një kompleks të rançit të tillë sepse dashuria ndaj kafshëve për mua është e madhe, njëkohësisht edhe përvoja në Zvicër dhe shtete të tjera më shtyri që me kënaqsi të veçante të realizoj këtë dëshirë dhe ëndërr që për mua u bë realitet” shprehet një entuziazëm të veçantë pronari i këtij rançi Enver Alimi.
Kompleksi i rançit “NORAs-RANCH” I ndërtuar me standart zviceran në kuadër të tij përfshin restorantin i cili ofron meny të begatshme të llojeve të ushqimit, ndërsa e venta e këtij restoranti janë ushqimet bio dhe tradicionale si; bakërda, kos të gjetheve, djath, mish të fresket viçi dhe qengji të cilët ofrohen dhe janë prodhime të vetë kompleksit “NORAs-RANCH”.

Ferma e gjedheve numron mbi 100-të krerë lovë dhe viça për te cilët kujdesen punëtorë profesional të bujqësisë dhe mbrenda 24 orëve siguron mbi njw ton qumwsht, sepse ky kompleks posedon edhe 24 hektarë tokë bujqësore e cila përdoret për sigurimin e ushqimit të kafshëve.

Gjithashtu ky ranç posedon edhe tetë kuaj të përzier të racës zvicerane dhe arabe, të cilët mund të shfrytzohen edhe për shetitje mbrenda kompleksit me përgaditje profesionale dhe me një çmim real për standartin tonë, sidomos për kënaqsinëë e fëmijëve sepse realizojnë fantazmën e tyre por edhe të rriturve si në fimat vestern.

Kompleksit “NORAs-RANCH” posedon edhe motelin me garniturë arkeologjike dhe tradicionale me një kapacitet 50 mysafirëve, ndërsa në momentin kur na e vizituam kishte pushues mysafirë nga Austria të cilët shprehën fjalë miradie dhe ishim shume të kënaqur nga shërbimet që ofron ky ranç i llojit të parë në Maqedoni.
Vlen të theksohet se bashkëatdhetari Enver Alimi gjatë periudhës 35 vjeçare në mërgim ka ndihmuar mjaft edhe kauzën tonë kombëtare, duke dhënë përkrahje dhe ndihmë morale dhe materiale për realizimin e çështjes kombëtare shqiptare. Gjithashtu Enver Alimi posedon edhe nje Motel Restorant ne Legnau të Zvicrës si dhe punon sëbashku me bashkëshortën e tij në prodhimin e rrypave prej lëkure të orëve dhe është prezent gati në të gjithë botën.

Pas të gjithë këtij suksesi qëndron këmbëngulsia dhe përkushtimi i vetë Enverit i cili si çdo shqiptar në fëmijërinë e tij i rritur më një varfëri sot ka aarijtur majat e biznesit, por gjithonë me punë dhe pëkushtim dhe asnjerë duke lënë anash solidaritetin për familjet e varfëra.
Lumturia dhe kënaqsia e Enverit i cili tanimë po qëndron në vendlindje gjegjesisht në kompleksin “NORAs-RANCH” është ardhmëria e familjes së tij respektivisht Nora e vogël sipas të cilës është emruar edhe ranç unikat dhe mjaft joshës për ato që e vizitojnë.
Autori është ligjerues në Univesitetin e Tetovës
në katedrën e gazetarisë Tetovë-Shkup

Comments