Ranglista e re e FIFA-s, në këtë pozitë gjendet Kosova

151

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA sot ka përditësuar ranglistën.

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave gjendet në pozitën e 93-të, pasi në këto javë ka pësuar një rritje për një vend, shkruan Indeksonline

Fitorja ndaj Estonisë ka bërë që “dardanet” të ngritën nga vendi 94 në 93, që është vend historik.

Ndryshime pati edhe te vendi i parë, ku ishte “sunduar” për një kohë nga Amerika, mirëpo tashti është Spanja.

Kurse vendin i tretë dhe katër i takon Suedisë dhe kampionit të ri të Europës, Anglisë./Indeksonline/

Comments