Raporti i OSBE/ODIHR-së: Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-ja ka përdorur mesazhe nacionaliste

160
fresco

osbe-odihr-gjat-euml-dit-euml-ve-n-euml-vazhdim-priten-vendime-t-euml-v-euml-shtira_hd-780x439

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtarë për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetori në Maqedoni, në të cilin thuhet se duhen disa ndryshime për proces zgjedhor stabil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partitë në përgjithësi, kanë mundësi për prezantim të lirë në fushata, porositet që qeveria dhe partitë politike të marrin hapa konkret që të mos bëhet presion mbi të punësuarit në administratën publike, aktivistët politike dhe të tjerët që ndjekin ngjaret dhe votimet. Pohimet për presion duhet të hetohet prej themeli”, theksojnë në OSBE/ODIHR.

Ndërsa për KSHZ-në, rekomandojnë që të gjitha seancat t’i mbajnë në mënyrë publike dhe transparente, ndërsa ankesat t’i rishikojnë pa pozicione partiake.

Në këtë raport gjithashtu ka vërrejtje për partinë në pushtet VMRO-DPMNE, për të cilën thonë se ka pasur fushatë me retorikë negative.

“Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka përdorur mesazhe nacionaliste dhe akuzoi koalicionin e udhëheque nga LSDM-ja se dëshiron të dobësojë identitetin kombëtare, duke thënë se zgjedhjet janë referendum për Maqedoninë. LSDM-ja ka akuzuar VMRO-DPMNE-në për krime dhe korrupsion”, thuhet më tej në raport.

Ndërsa në lidhje me fushatën tek partitë shqiptare, në raport thuhet se në mediat sociale janë publikuar biseda të përgjuara të zyrtarëve të BDI-së, por ato kanë qenë të adresuara vetëm për shqiptarët.

Comments