Raporti i progresit, zv/kryeministri Ademi shprehet optimist

142

Moebel THEMA

255114

Pothuajse një vit pasi Maqedonia mori raportin më kritik të Progresit nga Komisioni Evropian, zv/kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi, këtë vit pret raport pozitiv. Pavarësisht se kriza politike vazhdon, Ademi thotë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Brukselin, për të diskutuar sfidat.

“Ne shpresojmë se Raporti i Progresit do të jetë pozitiv për Republikën e Maqedonisë. Kuptohet se të gjitha vërejtjet dhe kritikat nga partnerët tanë në Bruksel ne i shqyrtojmë me seriozitet të madh”, tha zv/kryeministri, Arbër Ademi.

Vetë ambasadori i ri i BE-së, ditë më parë për Alsat tha se raporti do të publikohet në nëntor dhe deri atëherë do të evidentohen edhe të gjitha aspektet pozitive dhe negative të organizimit të zgjedhjeve të dhjetorit. Reformat dhe rekomandimet e deritanishme të ndërkombëtarëve, sipas Zhbogar pritet të zbatohen nga Qeveria e re.

Gjatë raportit të Progresit të vitit të kaluar, Maqedonia fitoi rekomandim të kushtëzua për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sfidat serioze të cilat kanë qenë dhe në vitet e kaluara, u cilësuan si më të theksuara që pas vitit 2001, pas publikimit të materialeve të përgjuara të cilat flasin për shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përzierje në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, parregullsi zgjedhore, partizimin e institucioneve dhe korrupsion. Në raport u theksua nevoja e patjetërsueshme për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente.

Comments