Raporti i Speciales: Seanca vazhdon nesër

490
Raporti i Speciales: Seanca vazhdon nesër

Moebel THEMA

Kryetari i Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Vllatko Gjorçev për shkak të mospasjes së kushteve të punës ka caktuar për nesër seancën në të cilën do të bisedohet për raportin e Prokurorisë speciale, transmeton Aktuale.mk.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, braktisi punën e Komisionit për sistem politik dhe tha se do të marrë pjesë vetëm në seancën plenare, sepse po i bëhet mobing klasik.

“Ju tregoj dhe njoftoj se kjo është hera e fundit që unë po vij në Komision. Hera e fundit është, nuk vi më. Vetëm në seancën plenare do të vi. Dhe tani po shkoj”, theksoi prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Comments