Raporti për vdekjen e trenjakëve del javën e ardhshme

419

Javën tjetër pritet që të dalë raporti e komisionit për mbikqyrje profesionale që do ta shqyrtojë rastin me tre foshnjet e vdekura, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjeksinë e bazuar në argumente. Kështu informojnë nga Minisistria e Shëndetësissë, nga ku thonë se javën e ardhshme, lidhur me këtë rast, priten poashtu edhe rezultatet e autopsisë nga mjeksia ligjore. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka bërë të ditur se komisioni është formuar menjëherë pasi është konstatuar vdekja e foshnjeve, dhe në rast se raporti nga ky komision konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore. Kujtojmë se, më 21 gusht në Klinikën Gjinekologjike të Spitalit “Nënë Tereza”, me dhimbje në abdomen, është pranuar pacientja me inicialet M.I. Të njëjtën ditë për shkak të shpërthimit paraprak të ujit, në javën e 27 të shtatzënisë, ajo nëpërmjet prerjes cezariane ka lindur foshnjet trinjake të cilat ditën e nesërme që të tre kanë ndërruar jetë.

Comments