Raportimet në mediat botërore për tragjedinë e mbrëmshme

Pothuaj të gjitha mediat më të rëndësishmë ndërkombëtare raportojnë për tragjedinë e mbrëmshme në Maqedoni ku ngelën sëpaku 20 të vdekur.
“BBC” i ka kushtuar një artikull me titull: “Stuhi në Maqedoni: Të paktën 20 të vdekur në përmbytjet e frikshme” – ku thuhet se shumë nga viktimat janë mbytur në makinat e tyre në unazën e kryeqytetit dhe makinat janë gjetur disa dhjetra metra larg në fushat përreth. BBC shton më tej se për disa orë gjatë stuhisë kanë rënë 93 litra shi në 1 metër katror, më tepër se mesatarja për gjithë muajin gusht në vitet e kaluara. Gjendja më e rëndë shfaqet në tri fshatra në verilindje të Shkupit ku 6 persona ende konsiderohen të zhdukur.
“Wall Street Jornal” (WSJ) shkruan se shiu shkaktoi rrëke dhe përmbytje të shtunën në mbrëmje duke lënë disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.
“La Stampa” italiane shkruan se gjithçka ndodhi në më pak se dy orë, shiu dhe erërat e forta bënë që shumë njerëz të ndodhen të pafuqishëm përballë natyrës. Në disa vende niveli i ujit dhe baltës arriti 1.5 metra duke e bërë të pamundur shpëtimin e bagëtisë.
Agjencia “Reuters” e citon ministrin e Shëndetësisë Todorov të ketë thënë se “kjo është një katastrofë e paprecedent, deri tani janë konfirmuar 17 të vdekur dhe ka raporte të pakonfirmuara edhe për tre të tjerë”. Agjencia shton më tej se eurokomisioneri Han ka shprehur gatishmërinë e BE-së për t’i ndihmuar vendit kandidat dhe se rreshje të tjera priten gjatë natës.
“ABC news” australiane transmeton dëshminë e një banori: “Ishte tmerr, shiu filloi në ora 17 pasdite por më keq ishte në ora 3 e 30 të mëngjesit kur niveli i ujit ishte më ilartë dhe rrëkeja më e fuqishme.