Rast i rrallë, kirurgët i gjejnë pacientit 263 monedha në stomak

461
fresco

Rast i rrallë, kirurgët i gjejnë pacientit 263 monedha në stomak
Një 35 vjeçar i është drejtuar në mënyrë urgjente spitalit, pasi nuk ndihej mirë dhe mendonte se është helmuar, por në fakt rasti i tij ka çuditur vetë mjekët.

Maksud Khan nga India shkoi në spital me dhimbje të forta barku, por në fakt në stomakun e tij mjekët gjetën 263 monedha dhe 100 gozhda dhe dhjetra brisqe dhe sende të tjera.

35 vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit, për të cilin mjekët bëjnë me dije se u krye në momentin e duhur pasi sendet e forta kishin shkaktuar gjakëderdhje të brendshme dhe po i rrezikonin jetën.

“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët.

Comments