Rasti “Fortesa”: Një nga të akuzuarit, drejtor i ri i Sele

235
fresco
midle
Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, është emëruar drejtor i Qendrës për zbatim të ligjeve në Evropën Jug-Lindore, një trupë ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit, që përfshin edhe krimin e organizuar në Europën Juglindore.
Emërimin e tij nuk e ka penguar as fakti që ai është një nga të dyshuarit e Prokurorisë Speciale, i akuzuar për shkatërrim të materialit për përgjim gjatë vitieve 2011-2014.
Prokuroria Speciale Publike në lëndën ”Fortesa” ka kërkuar paraburgim për Jakimovskin dhe disa anëtarë të tjerë të MPB-së për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrimin e materialit me vlerë prej 10 milion eurove që shteti e kishte blerë në vitin 2010 nga Izraeli.
Por gjykata hodhi poshtë këtë kërkesë duke mos marrë asnjë masë plotësuese për parandalimin e largimit nga shteti të Jakimovskit dhe dy personave të tjerë. Jakimovski ishte në mesin e 56 personave që u falën nga presidenti Ivanov.
Në rrjetin SELEK krahas vendeve të tjera  bëjnë pjesë edhe  Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Turqia.
Ky trub koordinon operacionet dhe hetimet rajonale, për parandalimin e krimit të organizuar.
Përvec maqedonisë, për vendin e drejtorit në këtë organizam, konkuruan edhe Shqipëria dhe Serbia.
Comments