Rasti i Almirit, sot fjala përfundimtare nga ana e avokatëve

477
fresco

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës, në procesin për Almirin…

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës, në procesin për Almirin, sot pritet të vazhdohen fjalët përfundimtare të avokatit të familjes Asmir Alispahiq dhe avokatit të të akuzuarit Boban Iliq, Stevan Pavllevski.

Pas publikimit të skandalit se kryerësit e eskpertizës neuropsikiatrike dhe asaj të komunikacionit, kanë pasur licenca jovalide në kohën që e kanë përgatitur ekspertizën, avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq pret që pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykata të sqarohet për këtë rast, por edhe sipas nenit 397, paragrafi 1 të Kodit Penal ajo madje obligohet që të hapë seancë të re kryesore, për të qartësuar dilemën e licencave nga ekspertët.

“Ne presim që pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, Gjykata të japë sqarim për opinionin për atë se në momentin e përgatitjes së ekspertizës nga ekipi i mjekëve të Klinikës Neuropsikiatrike, të mjekes Zoja Babinkostova dhe mjekut Branisllav Stefanovski si dhe eskpertizës së komunikacionit, e përgatitur nga Stoinko Zllatkovski, që të rihapet seancë e re kryesore, në bazë të nenti 397, paragrafi 1, ku thuhet se me detyrë zyrtare gjykatësja duhet ta qartësoj dilemën se a kanë pasur ose jo licencë valide në momentin e përgatitjes së ekspertizës”, ka thënë Amir Spahiq avokat i familjes Aliu .

I pyetur se a mund që nesër të pritet vendim për të akuzuarit për dhunë, Sedat Aliun, Abdulla Aliut dhe Sami Demirit avokati Alispahiq tha se vendimi për të duhet të jepet menjëherë pasi të kryhen fjalët përfundimtare, me qenë se gjykata vendos me procedurë të shkurtuar. Ndërsa, për vendimin e të akuzuarin për vrasjen e Almirit Boban Iliqit duhet të pritet disa ditë.

Comments