Rasti “Kumanova”, sërish keqtrajtohen të akuzuarit (VIDEO)

232

Demë Shehu dhe Elham Arifi  janë dy të akuzuarit në rastin e  Lagjes së Trimave që janë keqtrajtuar sot gjatë transportit nga burgu i Shutkës për në gjykatë. Dy të burgosurit  janë ankuar edhe para trupit gjykues se njësitë speciale kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Avokati  i dy të akuzuarve  Naser Raufi thotë se brutaliteti ndaj klientëve të tij është ushtruar pikërisht nga ekipi i njësiteve speciale të cilët edhe më herë kanë dhunuar të burgosurit. Avokati Raufi i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të marr masa urgjente për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e dhunës.

“Dy të arrestuar Dem Shehu dhe Elham Arifi janë ankuar sot se kur janë sjell në gjykatë  janë maltretuar sot nga ana e njësisë speciale  si më  informuan ata janë  bërë nderimi i njësisë speciale praktikisht janë kthyer ata persona të njësive speciale qe edhe më parë i kanë maltretuar  dhe këtë e përcollëm  edhe ke kryetari i Këshillit gjyqësorë dhe presim që përsëri të marrim masa”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Prokuroria publike edhe pse kohë më parë filloi hetimin e dhunës së ushtruar ndaj të akuzuarve  ende nuk ka zbardhur asnjë rast të keqtrajtimin me arsyetimin se nuk ka arritur të identifikojë dhunuesit. As Ministria e Brendshme e cila disa herë ka kryer hetime të brendshme nuk ka vërejtur shkelje të kompetencave nga ana e njësiteve speciale./alsat-m

Comments