Rasti “Lagja e trimave”, flasin katër dëshmitarët e fundit të koduar



Në Gjykatën Themelore në Shkup kanë dëshmuar katër dëshmitarët e fundit të mbrojtur për rastin “Lagja e trimave”.
Sipas avokatit të mbrojtjes, me këtë ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtur, që nënkupton se seanca e radhës duhet të jetë e hapur për opinionin.
“Dëshmuan dëshmitarë të mbrojtur apo koduar dhe shpresojmë se seancat e tjera të jenë të hapura për opinionin. Nuk ka ankesa për dhunë, siç ka pasur dhunë fizike”,- deklaroi avokati i mbrojtjes, Mefail Arslani.
Deri më tani gjatë seancave gjyqësore kanë dëshmuar gjithsej 42 dëshmitarë të mbrojtur, pjesëtarë të njësive speciale, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur të datës 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.