Rasti “Reket” Bërns: Nxisim përgjegjësi nga të gjithë zyrtarët

516
fresco

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Bërns në një intervistë ekskluzive për ALSAT duke komentuar skandalin tashmë të njohur me emrin “Reket”, në të cilin ka pretendime për përfshirjen e mundshme të prokurores Speciale Katica Janeva, u shpreh se qëndrimi i SHBA-së është të ketë një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent, ndërsa nxisin kryeministrin Zaev për përgjegjësi të zyrtarëve të qeverisë. Në vazhdim mund të ndiqni një pjesë nga intervista me ambasadoren, të cilën të plotë do ta ndiqni në fund të lajmeve.

Këto janë pretendime shumë serioze, dhe në të gjitha rastet kur ka pretendime për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, ne mbështetim një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent. Është absolutisht kritike, që në cilindo rast me pretendime të tilla, personat të përgjigjen dhe Qeveria të veprojë. Ne njohim dhe përshëndesim hapat e marra nga Qeveria për t’i dhënë fund korrupsionit dhe të luftojë mosndëshkimin. Por ka akoma shumë punë që duhet kryer. Dhe ne do vazhdojmë të nxisim kryeministrin Zaev që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë zyrtarët qeveritar dhe të sigurojë që pavarësisht nga niveli i funksionit, se njerëzit të kenë besim tek institucionet qeveritare dhe ajo që ata mund të bëjnë për ta.- u shpreh Kate Byrnes, ambasadore e SHBA-së

Intervistën e plotë me Ambasadoren e re të SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut mund ta ndiqni në Alsat në lajmet e orës 16.00, 19.00, dhe 23,00.

Comments