Rasti ”Spiuni”, Gjykata e Apelit ul dënimet e të akuzuarve

261

Moebel THEMA

Gjykata e Apelit ka pranuar pjesërisht ankesat e PSP-së në rastin ”Spiuni”, duke vendosur që të ulen dënimet.

Dënimi i shkallës së parë vërtetohet në tërësi, ndërsa dënimi i shkallës së dytë ulet për të dënuarin M. E. në 4.6 vite, pasi ishte dënuar me 15 vite, derisa nga apelacioni fiton 10 vite burg.

I akuzuari I. A., i dënuar me katër vite, tash ka marrë dënim prej 6 muajve, tjetri I. A. dënohet me 3.6 vite burg, ulje prej 6 muajve ka fituar edhe A. A., derisa M. Z. dhe B. C. marrin ulje prej 3 muajsh, ndërkohë që M. N. fiton 13 muaj ulje të dënimit, 3 vite dënim fiton G. S., i cili ishte dënuar me 9 vite, për 6 muaj i është ulur dënimi V. S., kurse A. D. fiton 1 vit ulje dënimi, C. D. i dënuar me 6.6 vite burg ka fituar ulje të dënimit prej 2.4 vite.

Comments