Rasti “Tenderët”, gjykatësi përgatit ftesën për Kançevskën

283
fresco
midle
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, nuk u mor në pyetje sot, siç pritej në Gjykatën Penale, pasi gjykatësi ende po përgatit ftesën për ministren e Kulturës, sipas kërkesës së PSP-së.
Gjykatësi i procedurës paraprake pas shqyrtimit të lëndës “Tenderët”, për të cilën ministrja Kançevska është e dyshuara e parë, duhet të vendosë se a do t’i pranojë kërkesat e PSP-së për t’ia marrë asaj dokumentet e udhëtimit për çështje sigurie.
Gjithashtu gjykatësi i hetuesisë duhet të vendosë përmes vendimit gjyqësor se a është e nevojshme që ministrja Kançevska të paraqitet çdo të martë në gjykatë.
Afate për procedurë veprimi të gjykatësit nuk ka dhe kjo do të thotë se në ftesën mund të shkruhet data e së martës pas një jave.
Dokumentacioni, të cilin duhet ta shqyrtojë gjykatësi paraprak i procedurës, është mjaft voluminoz, ndërkohë që pritet që krahas dëshmive që i posedon hetuesia edhe ministrja Kançevska të sjellë me vete dokumentacionin të cilin ajo e posedon për t’i prezantuar faktet me të cilat  do të dëshmojë  pafajësinë e saj.
Ministrja, Kançevska-Milevska,  është e dyshuar për lëndën “Tenderët”, dhe Prokuroria Speciale Publike pohon se ka dëshmi për kurdisje tenderësh në dëm të buxhetit të shtetit për 1 milion euro.
Dëshmitar kryesor është drejtori i Firmës “Beton Shtip” , firmë e cila i ka realizuar punimet ndërtimore në njërin nga objektet më kapitale të projektit “Shkupi 2014”, në Muzeun e VMRO-së.
Comments