Rasti “Zhvatja”, nesër edhe Frosina Remenski do të paraqitet para Ruskoskës për t’u marë në pyetje ?

655
fresco

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski nesër do të jep deklaratë në Prokurorinë Publike në lidhje me rastin “Zhvatja”, mësojnë mediat maqedonase, transmeton Zhurnal.

Që kur u zbulua afera me rastin “Zhvatja”, shpesh herë është përmendur edhe emri i Remenskit, e cila njëherit është edhe kryetare nderi e Lidhjes Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtore e afërt e Boki 13.

Deputetja Remenski para një muaji pati shkruajtur në lidhje me këtë rast, duke thënë se aspak nuk frikësohet dhe se lirisht kur të dojë Prokuroria, mund ta thërrasë në pyetje.

“Nuk kam asgjë kundër, përkundrazi PTHP për krim të organizuar dhe korrupcion të hetojë cili është funksioni im në organizatën joqeveritare e Bojan Jovanovskit. Jam në dispozicion që të spjegoj gjithçka që u intereson, apo për gjithçka që kanë dilema”, pati shkruar mes tjerash Remenski.

Ndryshe, pak kohë më parë, Remenski u shkarkua nga pozita nënkryetare e LSDM-së.

Comments