Rastin ‘Pulse’ – Polici i dyshuar vdes në paraburgim

140
fresco

Vllado Petrov, një zyrtar policie në pension dhe i dyshuar se ka nënshkruar dokument për një vend parkimi përpara klubit Pulse në Koçan ndërsa ishte kryeinspektor i çështjeve të trafikut, ka vdekur në paraburgim, njoftoi Sindikata e Pavarur e Policisë. Zjarri në klubin e natës Pulse në Koçani më 16 mars vrau 62 persona dhe plagosi 200 të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Petrov është një njeri që ia kushtoi tërë jetën e tij të punës shërbimit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Fatkeqësisht, Vllado nuk mori drejtësi. Ai ishte i dyshuar në rastin e zjarrit tragjik në klubin e natës Pulse në Koçan, i cili vrau 62 persona – një nga tragjeditë më të këqija në historinë e kohëve të fundit të vendit tonë”, tha Sindikata e Policisë së Maqedonisë në njoftim.

Prokuroria Publik Themelor për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) po zhvillon hetim kundër tridhjetë zyrtarëve të policisë, të cilët akuzohen se nuk kanë kryer një kontroll të plotë dhe të detajuar për lëshimin e licencës për “Puls” si zyrtarë të punësuar nga Departamenti i Policisë së Shtipit dhe Stacioni i Policisë së Koçanit, në fushën e sigurisë së trafikut dhe rendit publik dhe qetësisë.

Fillimisht, në hetim dyshoheshin shtatë zyrtarë policie, dhe në prill hetimi u zgjerua për të përfshirë dhjetë të tjerë. Në qershor të këtij viti dyshoheshin edhe 13 zyrtarë të tjerë policie.

Comments