RDK: Mospranimi i rezultateve zgjedhore nga dy subjektet më të mëdha maqedonase, lojë e ulët me pasoja të rënda

131
fresco

midle

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se mospranimi i rezultateve zgjedhore nga ana e dy subjekteve më të mëdha maqedonase është një lojë e ulët me pasoja të rënda për vendin.

“Përplasjet e brendshme mes dy rrymave, asaj demokratike dhe destruktive, brenda VMRO-DPMNE dhe LSDM, nuk duhet në asnjë variant të bëhet në kurriz të popullit, me të vetmin qëllim shpëtimin e lëkurës së tyre kriminale. Populli ka paguar çmim të rëndë në vazhdimësi duke u manipuluar nga politikan të ndryshëm, dhe tani nuk duhet në asnjë variant të bien pre e manipulimeve të mëtutjeshme të këtyre forcave destruktive mbrenda partive politike. Institucionet e shtetit duhet të kryejnë detyrën e tyre dhe askushi nuk duhet të pengojë këtë punë duke rrënë pre e manipulimeve të këtyre partive politike.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se shqiptarët në kontinuitet kanë paguar çmim të rëndë për këto lojëra të fëlliqura destruktive të palës maqedonase, dhe ka ardhur koha që tani të shpërblehen për gjithë durimin e jashtëzakonshëm ndaj vuajtjeve dhe padrejtësive 25 vjeçare. Këto lojëra të ulëta të dy partive më të mëdha maqedonase jo vetëm që kanë shkaktuar dëm të madh për shqiptarët, por në të njëjtën kohë kanë shkaktuar ferr edhe për popullin maqedonas. Rezultati zgjedhor është dëshmi e qartë e faktorizimit të jashtëzakonshëm të mandateve shqiptare, dhe ky faktorizim duhet shfrytëzuar në maksimum nga partitë politike shqiptare. Partitë politike shqiptare nuk duhet në asnjë variant të bien pre e manipulimeve të dy partive më të mëdha maqedonase, por të kapitalizojnë momentin për barabarësi të plotë të kombit shqiptarë në këtë vend”, kumton Shërbimi për informim i RDK-së.

Comments