Reagim i ambasadës amerikane: Nuk po i bëjmë presion KSHZ-së

152

Pas lajmeve të disa mediumeve të afërta me VMRO-DPMNE-në se gjoja ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli, është duke ushtruar presion mbi anëtarët e KQZ-së në lidhje me ankimimet e LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, ka reaguar ambasada amerikane nëpërmjet në deklarate, informon Zhurnal.

“Kemi vërejtur se në mënyrë të përsëritur disa meadia raportojnë lajme të pasakta që pretendojnë se Ambasadori i SHBA-ve po ndërhyn në punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kjo nuk është një kohë për lajme të rreme apo komploteve. Na lejoni të korrigjojmë të pavërtetat dhe ta bëjmë të qartë se Ambasadori i SHBA-ve nuk është takuar, nuk ka vizituar, apo ndërhyrë me këdo në KSHZ. SHBA-të mbështesin të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë për një proces demokratik që është i hapur, transparent dhe të përgjegjshëm. Kjo përfshin një rishikim të ankesave, në bazë të ligjeve të Maqedonisë.” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Comments