Sulmi ndaj gazetarëve ka hasur në reagime të ndryshme nga profesorë universitarë, studjues, publicistë, shkrimtarë transmeton Faktiditor.ch .Ata vlerësojnë se këto akte të shëmtuara ushqehen nga një nacionalizëm primitiv.Kësaj dhune sipas tyre duhet ti thuhet stop sepse kjo mbi të gjitha është një cënim i gazetarisë së lirë ./Faktiditor.ch/.
Sefer Tahiri profesor universitarw dhe analist :Sulmi ndaj A1on cenon gazetarinë e lirë!
Salajdin Salihu: publicist , shkrimtar: E dhimbshme kur sheh se si rrihen gazetarët. Mallkuar të gjithë ata që porosisin rrahjen e tyre dhe ata që ngrenë dorë ndaj tyre…
Bardhyl Zaimi analist politik dhe publicist: Rrahja e gazetarit është njē akt i shëmtuar i dehjes ideologjike që po ushqehet me nacionalizëm primitiv. Kësaj dhune duhet t’i thuhet stop dhe të adresohet te inspiruesit që i japin krah me deklarata delirante urrejtjeje. Ka filluar faza e prodhimit të dhunës, viktimë mund të jetë gjithsecili.
Bexhet Toçi profesor universitar:STOP RACIZMIT DHE KSENOFOBISE MAQEDONASE.