Reagon kryetari i forumit rinor të BDI-së, të largohet Manjallovski nga partia

295
fresco

midle

Kryetari i forumit rinor të BDI-së, Bekim Memeti pas deklaratave të Manjallovskit për homoseksualët ka thënë se BDi duhet edhe ta largoj Branko Manjollovskin.

“Në emrin tim personal dhe si Kryetar i FRBDI-së Tetovë, distancohem nga deklarata e Deputetit Branko Majnallovskit i cili në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend përkrahë martesat e gjinisë të njëjtë dhe të drejtat e LGBT-së . Mendojë se deklaratat e tilla janë personale dhe të përshpejtuara dhe nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të subjektit të cilit ne i takojmë. Andaj kërkojmë nga Organet kompetente të Partisë që të thirin urgjentisht në pyetje personin e lartë përmendur dhe pse Jo të kërkojnë edhe dorëheqen e tijë” ka shkruar Memeti

Comments