Reagon kryetari i Gjykatës Gjirokastër: S’e kam takuar kurrë atë grua, hedh poshtë me neveri bisedën

70

Reagon kryetari i Gjykatës Gjirokastër: S'e kam takuar kurrë atë grua, hedh poshtë me neveri bisedën

Moebel THEMA

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi i cili u kap në një skandal seksual nga emisioni “Stop” në TV Klan ka ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.

Ai deklaroi për “Panoramën”, se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

55-vjeçari, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën mbrëmjen e djeshme kur u shfaq biseda intime e Boçit.

Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Comments