Çdo gjykatës që gjykon në bazë te dëshmive dhe jo në bazë politike, LSDM e akuzon si gjykatës të papërgjegjshëm, është kjo akuza që sot ka adresuar VMRO-DPMNE për reformat e fundit në gjyqësor ndaj qeverisë së re.
Gjykata ka rënë pre e ndikimeve nga LSDM, ka akuzuar Orce Gorgievski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij, Gjykata ka hedhur poshtë argumentet e mbrojtjes së VMRO-së dhe ka marrë vendim politik për masa parandaluese ndaj të akuzuarve për rastet që i ka ngritur PPS-ja, e nga ana tjetër ka liruar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin kur ofron mito.
“Gjykata ka rënë pre e ndikimeve politike të LSDM-së. Gjykata nuk mundi të jetë e paprekur nga kërcënimet e LSDM-së për rizgjedhje të gjykatësve. Gjykata nuk ka kundërshtuar as ndasitë që bëjnë disa media të afërta me LSDM-në që emërojnë gjykatës të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm, gjegjësisht gjykatës që gjykojnë si do Zaevi dhe Prokuroria Speciale, dhe gjykatës që gjykojnë në bazë të dëshmive. Çdo gjykatës që gjykon në bazë të dëshmive dhe jo në bazë politike, e emërtojnë si të papërgjegjshëm”,- deklaroi Orce Gjogjievski nga VMRO-DPMNE.
VMRO ka akuzuar LSDM-në se përmes Prokurorisë Speciale përndjek qindra persona të VMRO-së, ngaqë janë kundër politikës destruktive të LSDM-së.