
Skuadra kampione e Europës tregoi klasin ndaj parisienëve, të cilët i mposhti me dy gola dallim, duke e dominuar në pjesën më të madhe takimin
Real Madrid ka mposhtur Paris Saint-Germain, në ndeshjen e parë të 1/16 të finales në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u gjendën në disavantazh, pas 33 minutash lojë, kur Adrien Rabiot tundi rrjetën e Keylor Navas, pas një kundërsulmi.
Por vendasit nuk shkuan në pushimin mes pjesëve pa barazuar rezultatin, përmes Cristinano Ronaldo që shënoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë kampionët e Europës vazhduan dominimin, që u përkthye në gola – një nga Ronaldo dhe një tjetër nga Marcelo.

